Eko Higjiena

Oriola Marashi merr vëmendje me pozat në të brendshme me ngjyrë të kuqe, vë në fokus linjat joshëse të trupit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi ishte sërish në qendër të vëmendjes me pozat e reja.

E njohur për linjat e saj mahnitëse të trupit, Oriola vuri ato në fokus edhe në një fotosesion të ri provokuese.

Modelja joshëse pozoi e veshur vetëm në të brendshme me ngjyrë të kuqe në të cilat dukej më në formë se asnjëherë më parë, ndërsa në disa prej tyre mbante një buqetë me trëndafila të kuq.

Oriole përveç imazheve ku shihet vetëm, në disa të tjera që postoi për fansat në Instagram ajo shihet edhe përkrah modeles së njohur, Nadine Miranda.

Uji Dea

Dy modelet pozuan për kampanjën e re të “Guess”, teksa fotot u realizuan nga fotografi Juxhin Kurti.

“Ka shumë arsye për ta dashur Italinë, dhe një nga to është liqeni i Comos, kalova një kohë të mrekullueshme në xhirimet e linjës së re të brendshme të Guess”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e imazheve.

Ndërkohë, nuk munguan komentet e shumta nga ana e miqve dhe ndjekësve të saj, të cilat ishin kryesisht pozitive.

Ndryshe, përveç angazhimeve profesionale jeta private e modeles mbetet larg syrit të mediave që pas ndarjes nga futbollisti Eros Grezda. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.