ARKATANA

Orinda: Nuk do të ndalem më

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ka vetëm pak ditë që Orinda Huta ka publikuar bashkëpunimin e saj të parë me Noizyn, ndërsa ka njoftuar se ajo tashmë është kthyer me orar të plotë në muzikë dhe se prej saj do të vijnë projekte të reja.

“Jam shprehur që në shtator të vitit të kaluar, që po filloj të bëhem gati për të publikuar këngët e reja dhe gjithashtu theksova se, me të filluar, nuk do të ndalem. Do vazhdoj me publikimin e këngëve të reja. Njëri prej klipeve është përfunduar dhe po përgatitet kënga pasardhëse… Pra nuk do mbetem thjesht te ‘Lollipopa’ (bashkëpunimi me Noizyn)”, ka deklaruar Orinda për Bluetooth.

Mobi Casa

“‘Lollipopa’ ka më shumë se një vit që është krijuar dhe u përfshi në listën e këngëve që unë do të publikoja gjatë këtij viti… Ideja për bashkëpunimin me Noizyn erdhi natyrshëm… Ai është artisti më i suksesshëm i momentit… Kënga e krijuar nga Alban Kondi dhe Briz Musaraj ishte ‘super hit’, sipas Noizyt, dhe me ta dëgjuar pranoi ftesën dhe në të njëjtën kohë realizoi tekstin nga e para, sipas mënyrës së vet…”.

“Ideja ishte që ne të realizonim klipin sapo Noizy të binte në qetësi nga koncertet, por kjo mesa duket nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti. Nga ana tjetër, ne dëshironim që bashkëpunimi t’i hapte rrugë lansimit të këngëve të reja, ndaj nuk mund ta vononim edhe më shumë. Ramë dakord që këngën ta lansonim me ‘lyrics’ dhe, sigurisht, me t’u gjetur koha do të bëhet me patjetër videoklipi… Shpresojmë që të ndodhë shpejt”, ka treguar ajo rreth projektit të saj më të ri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.