UBT

Orinda Huta: “Vetes nuk i fal neglizhencën”

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Një nga emrat më të njohur të ekranit, një nga femrat më të ëmbla e më të bukura që ka shqiptaria. I kishte munguar skenës për një kohë të gjatë, shkëputje kjo që e bëri ndoshta edhe me vetëdije duke mos e ditur se sa do i’u mungonte fansave. Orinda Huta, vajza me sytë e shkruar vjen në një rrëfim ekskluziv për gazetën Express duke treguar gjithcka mbi vete. Edhe ato pak paragjykime që i keni pasur për të mund t’i zbuloni këtu…

E keni në ide tipin e mashkullit të preferuar. Si do të dukej ai nga një imagjinatë në nivel përrallor në një realitet jetësor?

Mendoj që tashmë jam mjaftueshëm e rritur për të shpresuar apo ëndërruar për princin e kaltër, nuk mendoj që ka vend për fantazi kur gjenë atë që kërkon në realitet.

Një hulumtim e ka shuar mitin se femrat kalojnë orë të tëra para pasqyrës për të tërhequr vëmendjen e meshkujve. E vërteta është krejt ndryshe – femrat zbukurohen për të joshur vëmendjen e femrave të tjera. A mendoni se meshkujt nuk janë aq të kriter për të vlerësuar bukurinë femërore, sikurse pretendojnë femrat?

Si fillim mendoj që cdokush zbukurohet për t’u ndier mirë me veten, të paktën kjo ka ndodh me mua, pastaj vjen dëshira për t’u dukur mirë edhe në sy të të tjerëve. Të dukur bukur kundrejt femrave të tjera dhe të dukurit bukur për meshkujt janë dy gjëra krejt ndryshe, gjithësesi e bukura mbetet e bukur e parë nga dytë e meshkujve apo femrave!

Për shkak të obligimeve të shumta afariste, a pëson jeta juaj emocionale?
Nuk besoj, nuk ka ndodhur deri më sot.

Cili është argëtimi juaj i preferuar i orëve të pasdites apo i orëve të para të mbrëmjes?
Oret e para të mbrëmjes…

Çka do të dëshiroje të kishe në këto çaste, diçka që të mungon?
Një shezlong, një oqean përballë vetes dhe një coctail të ëmbël.

Cila është ajo që më së vështiri e ke mësuar në jetë dhe për jetën?
Në jetë kam mësuar që asgjë s’të vjen falas. Duhet të punosh fort, sa për jetën është një dhuratë e bukur që fatkeqësisht dhe e keqpërdorim ndonjëherë.

Jeni adhuruese e leximit, mbase për ju leximi është një variant i kënaqësisë, i thyerjes së monotonisë, por edhe i begatisë dhe i mençurisë..
Leximi është kënaqësi, të clodh, të largon nga monotonia dhe sigurisht me dëshirë edhe jo të mëson gjithmonë dicka sidomos në një botë kur lexojmë përditë e më pak.

Eco Higjiena

A jeni ithtare e ushqimit të shëndetshëm dhe sa kohë u kushton kujdesit për trupin dhe ushtrimeve?
Këtë vit kam filluar të ushtrohem shumë në palestër, a për ushqimin ha c’të më pëlqejë..

Ka paragjykime se të bukurat nuk dinë të gatuajnë. A e demantoni ju këtë?
Unë di të gatuaj shumë mirë, nëse ju më jepni vlerësimin edhe si e bukur kjo tezë bie poshtë.

Jeni adhuruese e udhëtimeve, cili vend gjithmonë nxit kërshërinë, e cila lexohet në buzëqeshjen dhe në fytyrën?
Dua shumë të udhëtoj në fakt por kohët e fundit fatkeqësisht kam udhëtuar pak por do e rikuperoj. Dua shumë Irlandën dhe për arsye familjare.

Fakti që keni udhëtuar shumë, çfarë ju ka mësuar?
Që jemi kaq të vegjël dhe s’duhet të rreshtim së eksploruari.

Thonë se njerëzit me kalimin e kohës ndryshojnë. A ka dika te ju që po i reziston kohës?
Mendoj që në thelb njerëzit s’ndryshojnë, thjeshtë përshtaten por pa cënuar thelbin e tyre.
A ju tremb mosha kur një ditë nuk do të dukeni kaq e këndshme sa sot?
Nëse gjithcka vjen natyrshëm edhe plakja mund të jetë një ndjesi dhe përjetim i bukur megjithatë kemi kohë deri atëherë.

Po a keni dilema, paknaqësi?
Gjithmonë ka dilema dhe pakënaqësi. Ata na cojnë përpara dhe nuk na lejojnë të vetkënaqemi.

Thuhet se bukuria mund të gjitha sfidat, mund çdo vështirësi?
Jo, nuk është e vërtetë!

Na tregoni, për fund, çka nuk ia falni vetes e çka të tjerëve?
Vetes nuk i fal neglizhencën, të tjerëve frikën për të guxuar për të marrë atë që i takon.

Për çka do ta mbani në mend vitin 2013 dhe çka dëshironi të arrini më 2014-n?
Tani po mbaron 2014, 2013 është harruar me kohë, shumë muzikë dua për 2014,2015, 2016…