Organizohet Panairi i Sportit 2018 në Gjilan
Për herë të parë në Kosovë nën patronatin e ministrit për Kulturë, Rini e Sport Kujtim Gashi është mbajtur në 16 komuna të Kosovës Panairi i Sportit 2018. E gjithë kjo është mbajtur në bashkëpunim me Komitetin olimpik të Kosovës.
Edhe qyteti i Gjilanit në mënyrë masovike ka organizuar Panairin e Sportit 2018. Në pranin e shumë sportistëve dhe nxënësve ata kanë defilu me sportet e tyre të improvizuara në qendër të qytetit duke sjell kënaqësi për shumë qytetar të Gjilanit.
Panairi i Sportit ka për qëllim që klubet sportive të komunave të paraqesin ofertën e tyre për nxënësit e shkollave fillore, në mënyrë që fëmijët të largohen nga rruga dhe ata të joshen me sportet të cilat do të praktikohen.
Nga afër me mjaft entuziazëm grumbullimin e sportistëve në platon e qytetit në Gjilan
e përcollën edhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Shpresa Hajdari si dhe koordinatori për sport në komunën e Gjilanit Malazog Hoxha./rajonipress/



