UBT

Organizimi në terren i dha fitoren LVV-së në Gjilan, opozita pagoi çmimin e një fushate të zbehtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në Gjilan, duke siguruar 54.18 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas numërimit të 100 për qind të votave në këtë komunë.

Pas LVV-së, është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës me 22.04 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 14.91 për qind të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 3.22 për qind.

Pavarësisht kritikave të vazhdueshme për mungesën e projekteve të mëdha dhe rezultateve konkrete në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë një fitore të thellë në këtë komunë, duke marrë mbi 54 për qind të votave sipas rezultateve përfundimtare të numërimit.

Njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë se një pjesë e elektoratit ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi për ritmin e investimeve dhe realizimin e projekteve në nivel lokal. Megjithatë, këto pakënaqësi nuk janë reflektuar në rezultatin zgjedhor.

Uji Dea

Njohës të zhvillimeve politike në Gjilan vlerësojnë se rezultati është pasojë e dallimeve të mëdha në organizimin e fushatës zgjedhore. Sipas tyre, LVV ka zhvilluar një fushatë më të strukturuar, me angazhim të vazhdueshëm në terren, mobilizim të elektoratit dhe prezencë më të madhe pranë qytetarëve.

Në anën tjetër, partitë opozitare, përkatësisht LDK, PDK dhe AAK, konsiderohet se kanë zhvilluar një fushatë më pak dinamike, me mungesë të aktivitetit intensiv në terren dhe pa arritur të krijojnë motivim të mjaftueshëm te elektorati i tyre. Kjo, sipas vlerësimeve politike, ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar, duke i lënë këto parti larg ritmit të kundërshtarit kryesor.

Rezultati në Gjilan konfirmon edhe një herë dominimin e LVV-së në këtë komunë, ndërsa partitë e tjera pritet të analizojnë performancën e tyre dhe arsyet që çuan në këtë diferencë të thellë në vota./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.