UBT

Organizimi i Skifterave për me dominue qytetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Nderim Isufi – Derbi më i madh lokal në trojet shqiptare Gjilani dhe Drita nga Gjilani PO afrohet. Ne adhuruesit e KF “Gjilanit” kemi filluar organizimin për ndeshjen me fqinjët tanë, për mi tregu se kush është krenaria e qytetit, kush janë ata qe dominojnë në qytetin e Gjilanit, e ata janë KF Gjilani dhe Skifterat, zoti nalt Skifterat poshtë tjetër nuk ka në këtë botë.

Qyteti i Gjilanit jo vetëm so,t por ka shumë kohë që është kuq e bardh. Skifterat kanê parapa spektakël si asnjëherë më parë duke filluar nga të gjitha llojet e mjeteve pyroteknike, skenografi, të ndryshme, flamuj të ndryshëm, mbishkrime të ndryshme etj etj.

Prandaj “O sa mirë me qen Skifter”, që ta përjetosh një emocion të tillë. Ne jemi krenar që i përkasim një gjenerate që kemi hyrë në histori për krijimin e kësaj atmosfere dhe kësaj kulture sportive që është krijuar në qytetin tonë.

Fundamenti

Ky derbi me këtë rivalitet është pasuria më e madhe që e ka Anamorava, por edhe e gjithë Kosova. Ky derbi përjetohet shumë thellë në zemrat tona. Ky rivalitet, ndan rrugët, ndan familjet, ndan vëllezërit, ndan kafiterit, ndan farefisin. Por rasti më i veçantë i këtij rivaliteti është kur një tifoz i Gjilanit ishte në prag të fejesës dhe e dashura e tij e kishte emrin Drita. Ky kërkon që ajo ta ndërron emrin, që të fejohen, ajo nuk pranon, dhe ky e prish fejesën. Për këtë arsyeje ky derbi është shumë i veçantë që vetëm ne qytetarët e Gjilanit kemi ditë me krijue, por Inshalla ju lami edhe gjeneratave të ardhshme.

Në fund ftojmë të gjithë qytetarët e Gjilanit të gjithë adhuruesit e KF Gjilanit të jen në numër sa më të madh dhe të gjithë të veshur Kuq e bardh. Me Respekt Nderim Isufi themelues i Skifterave dhe anëtar i kryesisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.