Hidromorava

Organizatori i 11 shtatorit del para gjyqit

/ 1 minutë lexim

Personi i akuzuar si organizatori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Khalid Sheikh Mohamed, është shfaqur në një gjykatë ushtarake në Guantanomo.

I veshur me një jelek kamuflazhi mbi një tunikë të bardhë, ai është ulur në tavolinën e mbrojtjes në një sallë gjyqi të siguruar rëndë, në bazën amerikane në Kubë.
Muhamed dhe një i pandehur tjetër kanë marrë pjesë në seancat dëgjimore.

UBT

Tre të pandehurit tjerë zgjodhën të qëndrojnë në qelitë e tyre.
Të pestit akuzohen se kanë planifikuar dhe ndihmuar sulmin më të keq terrorist në tokën amerikane.