ARKATANA

Organizatë kriminale e drejtuar nga shqiptarët, 32 të arrestuar në Itali

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Nën akuzën për trafik droge, efektivët e policisë së Lucca dhe Chieti në Itali, shkatërruan një organizatë kriminale.

Në pranga përfunduan 32 persona, të cilët u prangosën në provincat e Chieti, Ascoli Piceno, Macerata, Bari, Ancona, Lucca dhe Genova. Banda që merrej me trrafikun e drogës mësohet se drejtohej nga shqiptarë, të cilët prej vitesh jetonin dhe zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal në Itali.

KKVITI

Shtatë prej të ndaluarve akuzohen edhe për krim të organizuar në nivel ndërkombëtar. Ndërkohë gjatë operacionit të policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua rreth 30 kilogramë lëndë narkotike.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbulimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal si dhe për zbardhjen e plotë të aktivitetit të të ndaluarve.