Eko Higjiena

Organizata Human Appeal Internacional dhuron donacion për QKMF e Vitisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), ka pranuar një donacion nga Organizata Human Appeal Internacional (HAI).

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli Halili ka bërë me dije se në këtë donacion përfshihen një EKG, një monitor me 5 parametra, 4 termometra infrared , 1 karroce invalidore dhe 2 tavolina për aparatura. Në dorëzimin e këtij donacioni ka marrë pjesë Drejtori i Organizatës HAI, z. Naser Gashi me bashkëpunëtor.

Sipas z. Gashi kjo organizatë ka vendosur të ndihmoj në këtë kohë shëndetësinë vitiase, pasi që si organizatë ka vite që bashkëpunojnë me shoqatën “Bereqeti” në Viti dhe jemi munduar të përkrahim qytetarët vitias në forma të ndrydhmë, me theks të veçantë fëmijët jetim.

Kurse, Vjollca Kadolli-Halili falënderoj përfaqësuesit e organizatës në fjalë dhe theksoi që është bashkëpunimi i parë në sferën e shëndetësisë.

Uji Dea

Ajo tha se megjithatë komuna e Vitisë, ka bashkëpunuar me këtë organizatë edhe në kohën e pandemisë duke i ndihmuar familjet në nevojë edhe me pako familjet vitiase, si dhe ka hapur disa puse nëpër shkolla për të siguruar ujë.

Drejtoresha Halili-Kadolli theksoi se doncacioni i dhënë nga HAI është shumë i mirëseardhur për këtë qendër, pasi që komuna e Vitisë, përkundër që ka bërë investime të mëdha është e pamundur të mbuloj të gjitha nevojat që ka shëndetësia vitiase.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e Shëndetësisë në Viti, Hanife Januzi dhe drejtori i DKA-së Basri Aliu i cili në emër të kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka dorëzuar një mirënjohje kësaj organizate për ndihmën dhe bashkëpunimin e ofruar për këtë komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.