FITORJA

Organizata gjermane Konvoi der Hoffnung dhuron pajisje ndihmëse për HadiKos-in në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pajisje ndihmëse ortopedike, si karroca manuale, shtretër ortopedik e të tjera, janë dhuruar donacion nga organizata gjermane Konvoi der Hoffnung për shoqatën HandiKos në Gjilan.

Sjellja e këtyre pajisjeve është bërë nga Sabile Aliu Sahiti, anëtare e shoqatës gjermane Konvoi der Hoffnung.

Fatmir Shurdhani, menaxher HandiKos-it nê Gjilan, falënderoi organizatën Konvoi der Hoffnung për dhurimin e pajisjeve, përkatësisht anëtaren e kësaj shoqate gjermane, bashketdhetaren Sabile Aliu Sahitin.

Sipas tij, ky donacion do të jetë për të gjithë regjionin e Gjilanit dhe njerëzit në nevojë.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, tha se bashkatdhetarët vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të ndihmuar qytetarët tanë.

FITORJA

Sipas saj këto pajisje do të jenë në shërbim të qytetarëve në nevojë.
“U jemi mirënjohës bashkatdhetarëve dhe donatores së këtyre pajisjeve”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja më tej shtoi se këto pajisje do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Luan Aliu, deputet i Kuvendit të Kosovës, tha se kjo kategori ka nevojë për mbështetje dhe ky donacion dhe kjo ngjarje është me rëndësi të madhe.

“Këto pajisje ndihmëse ortopedike, janë mbështetje e madhe për shoqatën HadiKos në Gjilan”, tha Luan Aliu.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, falënderoi edhe shoqatën gjermane Konvoi der Hoffnung për dhurimin e pajisjeve për HadiKosin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.