Hidromorava

Organizata gjermane “HELP” shprehë gatishmëri për bashkëpunim me Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kryetari i komunës Qëndron Kastrati, priti në takim përfaqësuesit e organizatës gjermane “HELP”, znj.Shqipe Breznica.

Shoqata në fjalë ka shprehë gatishmërinë që të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm edhe në komunën tonë, duke i mbështetur bizneset e vogla në vlerë deri në 2000 euro, ndërsa komuna duhet të participoj me 20% të mjeteve. Procesi mund të filloj nga viti tjetër.

Përfituesit nuk do të marrin para të gatshme, por mjete pune, si për: agrikulturë, shërbime, artizanate, gastronomi, rrobaqepësi etj.
Shqipja kërkoi që të njoftohet me nevojat e komunës për çfarë janë të interesuar sidomos të rinjtë e kësaj komune.

Uji Dea

Kryetari theksoi se komuna jonë ka probleme të shumta, mirëpo kryesore është buxheti i vogël për shkak numrit të vogël të popullatës me mbi 30.000 banorë, ndërsa përfshinë një territor të gjerë që ndikon në koston e shërbimeve.

Në disa fshatra shkollat funksionojnë me numër të vogël nxënësish. Mjete financiare për investime kapitale janë vetëm 124 000 euro.

Ne duhet të bashkëpunojmë me donatorë të ndryshëm, si dhe të bashkëpunojmë me diasporën e kësaj komune duke e motivuar të investoj në komunën tonë.
Në fund u tha se bashkëpunimi mes organizatës “HELP” dhe komunës do të vazhdojë./rajonipress/