ARKATANA

Organizata franceze MAN organizon trajnime me të rinjtë e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Një delegacion francez nga organizata MAN, të udhëhequr nga Jean-Yves Carlen, po mban trajnime disa ditore me të rinjtë e Gjilanit.

Ngjarjen e ka përshëndetur kryetari Lutfi Haziri, i cili tha se partneriteti me këtë organizatë me Komunën e Gjilanit daton para më shumë se dy dekadave.

“Është një partneritet i vjetër i Komunës sonë me shoqatën MAN, me qytetin e Luterbach dhe departamentin e Strasburg’ut, në kuadër të programeve të edukimit, shëndetësisë dhe programeve të të rinjve. Pas vizitës së delegacionit të të rinjve në Strasburg, të cilit i priu Diellza, tash është një vizitë kthyese, të cilët janë duke punuar në çështje dhe zgjidhjen e problemeve të mundshme të të rinjve, me një përfaqësim të mekanizmave rinor”, tha Haziri.

UBT

Ni mbështetje të të rinjve të Gjilanit në udhëheqjen e tranimeve është ish –kryetarja e KVRL’së në këtë komunë, Diellza Selishta, e cila muaj më parë pati vizitë të rëndësishme në Strasburg.

“Në prill të këtij viti ishim së bashku me një grup të të rinjve në Strasburg, ku u takuam me grupe të të rinjve, organizata rinore, derisa patëm takime edhe në Parlamentin Europian e Këshillin e Europës. Gjithsesi, jemi duke punuar që ta bëjmë një projekt me Këshillin e Europës. Jemi munduar që të kemi një gjithëpërfshirje të përfaqësimit të të rinjve dhe shpresojmë që këto trajnime të shkojnë mbarë”, theksoi Selishta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.