Mobi Casa

Orebro nuk llogaritë në Hasanin

/ 1 minutë lexim

Skuadra suedeze, Orebro nuk planifikon t’ia vazhdojë kontratën Shpëtim Hasanit, e cila skadon në fund të sezonit. Sulmuesi kosovar ndihet i zhgënjyer.

Shpëtim Hasani duhet të kërkoj skuadër të re për sezonin e ardhshëm. Skuadra suedeze, Orebro nuk planifikon t’ia vazhdojë kontratën reprezentuesit të Kosovës, e cila skadon në fund të sezonit.

Sulmuesi kosovar, i cili në këtë sezon ka realizuar 5 gola në elitën e futbollit suedez,ndihet i zhgënjyer që klubi nuk i ka ofruar vazhdimin e bashkëpunimit.

Mobi Casa

”Është një zhgënjim i madh. Unë kam luajtur për dy vite këtu, dhe mos vazhdimi i kontratës është një trishtim”, ka deklaruar Hasani për Nerikes Allehanda.

Hasani ishte transferuar në Orebro në vitin 2012 nga Norrköping. Ai me Orebron ka zhvilluar 43 ndeshje derisa ka realizuar 20 gola.

Ish sulmuesi i Dritës nga Gjilani gjatë karrierës ka luajture dhe për këto skuadra: Degerfors, Sirius, Kalmar, Bursaspor dhe Sakaryaspor.