Hidromorava

Orë letrare në shkollat fillore të Kamenicës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ndonëse ishte kohë me borë e me ngrica, krijuesit gjilanas nuk hezituan të gjenden në shkollat fillore të Komunës së Kamenicës për të marrë pjesë në orët letrare, të cilat janë pjesë e manifestimit “Flaka e Janarit…”. Andaj, me kohë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e kësaj komune, për shkollarët e tyre të vegjël, ka organizuar orë letrare me krijuesit nga Gjilani dhe nga komuna e tyre.

Fillimisht, Hazir Berisha, drejtor, tha se kjo vatër e dijes është njëra nga shkollat më te reja, e cila procein mësimor e ka filluar nga viti 2010-2011. “Kjo vatër e diturisë është e re dhe, si nga brenda, por edhe nga jashtë, ajo po shkëlqen dhe është bërë një vatër e bukur e dijes. Por, edhe shkollarët tanë janë shembull si në procesin mësimore, po ashtu edhe në aktivitete tjera jashtë shkollore. Më parë, kjo shkollë ishte paralele e ndarë e Shkollës fillore “ Fan S. Noli”, nga e cila “lindi” Shkolla fillore tashmë “Dëshmorët e Kombit” këtu në Kamenicë.

Në këtë vatër të re shkollore, mësimet e rregullta i vijojnë më tepër se 534 nxënës. Prej tyre, 270 janë meshkujt, ndërsa 264 janë femra.

Këtu punojnë 43 punëtorë të arsimit, të cilët janë, si një, të zellshëm dhe punëtorë. Së pari, krijuesit gjilanas u gjenden në Shkollën fillore “Dëshmorët e kombit”, të cilët u pritën mjaft mirë si nga ana e shkollarëve, po ashtu edhe nga mësimdhënësit e shkollës në fjalë.

GRANDEMALL

Mjaft mirë u pritën edhe nga mësimdhënësit dhe shkollarët e Shkollës fillore “Skënderbeu” në Kopernicë të Kamenicës. Siç dihet, ky ishte turneu i parë i organizuar nga Drejtoria e Arsimit të kësaj komune, e cila organizoi orë letrare me shkollarët e tyre.

Ajo që vlen të shtojmë është fakti se, mysafirët e artit letrar u pritën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Punimet letrare në prozë e poezi i lexuan krijuesit nga Gjilani, si: Demir Behluli, Gani Korça, Selvete Abdullau, Vesel Bojku etj. Në këtë orë letrare lexuan edhe shkollarët e shkollës në fjalë. Në fund, disa nga krijuesit gjilanas, bibliotekës së shkollës i falën disa libra nga opusi i tyre letrar ./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.