United Hospital

Ora policore dhe masat e tjera, çfarë u vendos në takimin e Arben Vitisë me kryetarët e komunave

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ka mbaruar takimi mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave, shkruan Gazeta Express.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Express se në takim është vendosur për masat e reja kundër COVID-19.

Sipas tij është propozuar që nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të vendoset ora policore e që gastronomia të punoj deri në orën 21:30.

“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Mobi Casa

1 mijë e 16 punëtorë shëndetësorë dhe inspektorë do të shtohen.

Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 për qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen.

Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit shëndetësorë”, ka shtuar ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.