GRANDEMALL

Optimizmi – sekret i jetëgjatësisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shkencëtarët e universitetit “Albert Einstein College of Medicine’s Institute” në New York kanë studiuar 243 persona që kanë mbushur 100 vjet.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin të gëzueshëm, pozitivë dhe pëlqenin të shoqëroheshin me njerëzit e tjerë, ndërsa shkencëtarët pohojnë që qëndrimi i tyre pozitiv është arsyeja kryesore e të jetuarit gjatë.

Disponimi pozitiv dhe optimizmi rrisin nivelin e kolesterolit të mirë (HDL) në organizëm.

Optimizmi dhe personaliteti pozitiv mund të jenë gjenetikisht të përcaktuara, ndërsa shkencëtarët theksojnë që ky grup është kandidat i shkëlqyeshëm për hulumtimin e gjeneve, duke qenë se jeta e gjatë e tyre është karakteristikë e përbashkët.

FIDANISHTJA

Ky grup i njerëzve, sipas rezultateve të hulumtimit në mënyrë të konsiderueshme ka qenë më pak negativ dhe pesimist, për dallim nga shumica e popullatës.

E qeshura është pjesë e rëndësishme e jetës, por më e rëndësishme është shfaqja e qartë e emocioneve apo ndjenjave, qoftë ato pozitive apo negative dhe mu këtë e kanë bërë pjesëmarrësit e këtij hulumtimi.

“Disa dëshmi sugjerojnë që personaliteti ndryshon në mes moshës 70 dhe 100 vjet, prandaj nuk jemi shumë të sigurt që pjesëmarrësit e këtij hulumtimi ishin gjithmonë optimistë apo që personaliteti i tyre ka ndryshuar ndërkohë,” ka deklaruar dr. Nir Barzalai, ndërsa hulumtimi është publikuar në periodikun “Aging”.

Shkencëtarët nuk janë tërësisht të sigurt rreth asaj se çka saktësisht i shton vite jetës, por janë të sigurt që të gjithë personat të cilët jetojnë të paktën 100 vjet, kanë një gjë të përbashkët, dhe ky është optimizmi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.