Eko Higjiena

Opsione të reja në tavolinën e bisedimeve LVV – LDK

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edhe takimi i tretë për këtë vit mes LVV-së e LDK-së ka përfunduar pa arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse. Liderët e partive, Kurti e Mustafa, nuk u deklaruan për bisedimet, që në takimin e djeshëm zgjatën 3 orë. Por, sipas zyrtarëve të këtyre partive, në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes tashmë do të ketë opsione të reja, shkruan sot gazeta Zëri.

Tri takimet rresht mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës kanë përfunduar pa dakordim për marrëveshjen bashkëqeverisëse. Ndonëse në takimin e së mërkurës krerët e të dyja partive deklaruan se ka pasur përafrim të qëndrimeve sa i përket marrëveshjes, në takimin e së enjtes asnjëri prej tyre nuk u deklarua për medie, pavarësisht pritjeve të gazetarëve. Por nga zyrtarët e partive u konfirmua se marrëveshja nuk u arrit dhe se për arritjen e saj tashmë do të ketë opsione tjera në tavolinë. Para takimit treorësh të djeshëm kryetari i LVV-së u shpreh se janë duke bërë përpjekje për koalicion, porse lidhja e tij nuk varet nga ai. “Ka përpjekje për një marrëveshje. Po shkojmë të arrijmë marrëveshje, por nuk varet nga unë”, ka thënë shkurt Kurti.

Eco Higjiena

Se janë duke bërë përpjekje e ka konfirmuar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. “Po mundohemi të arrijmë marrëveshje”. Mirëpo të gjitha përpjekjet tashmë tremujore të të dyja partive, që dolën të parat në zgjedhje, kanë përfunduar pa rezultate konkrete, pavarësisht deklarimeve se ka dakordime e përafrime në qëndrime. Fillimisht pozita e presidentit ka qenë ajo që e ka stagnuar lidhjen e koalicionit LVV – LDK, pozitë kjo të cilën e kërkonte LDK-ja, por për Vetëvendosjen nuk ishte e negociueshme. Më vonë problem për marrëveshje u bë edhe zgjedhja e Glauk Konjufcës kryeparlamentar, gjë me të cilën nuk u pajtua LDK-ja, edhe pse në ditën e konstituimit të Kuvendit e votoi atë për kryekuvendar. Palët nuk kanë bërë të ditur nëse sot gjatë ditës do ta zhvillojnë një tjetër takim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.