RCCOLA

Opsion i ri për krijimin e Speciales

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Autoritetet kosovare kanë në analizë dy opsione për ngritjen e Gjykatës Speciale. Krahas përpjekjes që këtë qëllim ta mbërrijnë duke e riproceduar në Kuvend amendamentin kushtetues, që dështoi të votohej javën e shkuar, një opsion tjetër është që Gjykata të ngrihet pa u prekur fare Kushtetuta.

Burime të gazetës kanë thënë se, në nivel ekspertësh, është duke u shqyrtuar mundësia që të merret për bazë legale vetëm letërkëmbimi ndërmjet presidentes Atifete Jahjaga dhe baroneshës Catherine Ashton, që ka marrë statusin e marrëveshjes ndërkombëtare pasi është ratifikuar në Kuvend.

“Ka mendime se kjo marrëveshje ndërkombëtare mund të merret si bazë e mjaftueshme legale. Është e njëjtë, sikurse vazhdimi i mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese që është bërë mbi bazën e letërkëmbimit, ani se ishte në kundërshtim me procedurën që e parasheh Kushtetuta”, ka thënë ky burim. “Ky opsion është futur në lojë, edhe pse prioritet ka riprocedimi i amendamentit në Kuvend”.

Hidromorava

Në Qeveri e kanë lënë të hapur mundësinë që të procedohet me krijimin e Speciales, edhe pa e prekur Kushtetutën. Kësisoj, themelimi nuk do të varej më nga 80 vota. Do të kërkohej vetëm mbështetja e së paku gjysmës së deputetëve, për ta kaluar ligjin.
“Tani për tani nuk është diskutuar si opsion për të proceduar tutje, për faktin se Qeveria edhe më tutje beson se do të gjendet një mirëkuptim gjithëpërfshirës që Kosova ta përmbush detyrimin ndërkombëtar, i cili derivon nga shkëmbimi i letrave mes presidentes Jahjaga dhe baroneshës Ashton”, ka thënë Besnik Berisha, këshilltar për çështje ligjore i kryeministrit Isa Mustafa. “Megjithatë, meqenëse ka një ligj i cili është nxjerrë për të ratifikuar letërkëmbimin, kam përshtypjen se ekziston themel i mjaftueshëm ligjor për ta konsideruar edhe ndonjë variant tjetër përveç amendamentimit të Kushtetutës”, ka shtuar ai, duke tërhequr vërejtjen se po e thotë këtë në cilësinë e juristit.

http://koha.net/?id=27&l=64310