ARKATANA

Opozitës dialog, jo zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

PDK-ja do t’i ofrojë opozitës një ofertë për ulje në tavolinën e dialogut për zgjidhjen e krizës. Por, zgjedhjet përjashtohen si opsion, meqë për t’u mbajtur ato duhet së pari një reformë zgjedhore, e jo sipas qejfit të opozitës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se atmosfera brenda koalicionit qeverisës është në suaza të normales, pavarësisht se LDK-ja e quajti parti të natës, PDK-në.

Në një intervistë për “Zërin”, Grabovci ka thënë se kanë një bashkëpunim të mirë dhe falë këtij bashkëpunimi kanë arritur të mos lejojnë bllokimin e institucioneve.

ARKATANA

“Atmosfera është normale, në suaza të normales lirisht mund të them. Kemi një bashkëpunim korrekt, deri më tash është koalicion funksional me gjithë ato vështirësitë që jemi përballur deri më tash mendoj që falë këtij bashkëpunimi dhe mirëkuptimi kemi arritur me sukses të mos lejojmë bllokimin e institucioneve të vendit. Kemi bërë përpjekje që të përmbushim obligimet tona ligjore dhe kushtetuese dhe ia kemi arritur suksesshëm”, ka thënë Grabovci, i cili ka shtuar se do të japin maksimumin e tyre në kuadër të grupit parlamentar që të jenë korrekt me gjithë partnerët e koalicionit, pasi është interesi i qytetarëve për procesin që po kalojmë.

“Çdo variant tjetër ne e vlerësojmë si të dëmshëm dhe pengon rrjedhën normale të proceseve dhe dëmton interesat e qytetarëve të vendit”, është shprehur Grabovci./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.