Fundamenti

Opozitë n’Shesh

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Partitë opozitare janë bashkuar në organizimin e një proteste gjithëpopullore të paralajmëruar më 18 prill të këtij viti, si reagim kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike, kundër kontrollit të pushtetit në RTK, kundër uzurpimit të sistemit të drejtësisë, si dhe kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, janë pajtuar që luftën politike ta zhvillojnë edhe nëpërmjet protestave, për shkak të mungesës së numrave në Parlament.

Eco Higjiena

Protestat e fundit të opozitës janë organizuar muaj më parë, nëpërmjet të cilave kërkohej shkarkimi i ministrit, Aleksandër Jabllanoviq, rezultuan të suksesshme, pasi që kryeministri Mustafa e shkarkoi shefin e listës “Srpska” Jabllanoviq./zeri/