Hidromorava

Opozitarët zotohen se nesër nuk do të ketë dhunë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ka përfunduar takimi i tre liderëve të opozitës. Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se ky takim është mbajtur për t’u koordinuar me manifestimin e nesërm.

“I bëjmë apel qeverisë që të ndërpresë këtë lojën për shpërthime të rrejshme. Të sillen si burrështetas”, ka thënë Limaj.

Në anën tjetër, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se nesër do të bashkohen në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të manifestuar kundërshtimin për marrëveshjet. “Qytetarët nesër do ta kenë të qartë se Republika e Kosovës nuk cenohet dhe territori nuk falet”.

Uji Dea

Kurse, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nesër do të festohet.

“Shpresojmë që prej ditës së nesërme do të stabilizohet situata. Nesër çdo gjë do të shkojë mirë, e kjo puna me alarme të rrejshme është përrallë me mbret. E kam në plan t’i marrë edhe fëmijët e mi”, u shpreh Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.