Fundamenti

Opozitarët kritikojnë veprimet e djeshme, s’flasin për hapat e ardhshëm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ka përfunduar në këto çaste takimi i tre krerëve të opozitës, që është mbajtur në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Treshja opozitare, ndonëse ka lënë për dy orë të presin nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët. Kanë thënë se për veprimet e mëtejme do të flasin nesër para se të nisë seanca në Kuvendin e Kosovës.

Të tre kanë folur për zhvillimet e një dite më parë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ajo që ndodhi dje është një ngjarje jo e mire, e jo e duhur. “Janë sulmuar zyrat e punës, selia e një partie opozitare, që është e paparë ndonjëherë. Demokracia më s’ka kuptim dhe mendimi ndryshe po shtypet me polici”, ka thënë Haradinaj, raporton Koha.net. “Ishte një ngjarje e mirë tubimi përkundër pengesave”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se opozita mbetet e bashkuar dhe e fortë.

“Ngjarja e dytë vetëm sa na bindin se marrëveshjet kanë vdekur. Qeveria për hakmarrje goditi një parti”, ka thënë Haradinaj.

RCCOLA

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se Marrëveshjet tashmë janë anuluar nga qytetarët.

“Qeveria përkundër arsenalit nuk mund t’i ngjallin këto marrëveshje”, ka thënë Ymeri.

E kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët që me mbështetjen e tyre shpallën të vdekur dy marrëveshjet.

“Pushteti duke parë pjesëmarrje masive, dhe nga nervoza dhe tmerri përfundimisht ky pushtet e shfrenoi vetën, shtypi dhe burgosi opozitarët”, ka thënë Limaj.

http://koha.net/?id=27&l=86580