United Hospital

Opozita: Zgjedhjet në nëntor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetët e opozitës presin që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në nëntor të këtij viti, pas përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor në disa subjekte politike, me ç’rast, siç thonë ata, do të rrëzohet Qeveria “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të votëbesimit në Kuvend, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Subjektet politike opozitare nuk pritet ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të votëbesimit në Kuvend pa përfunduar procesi zgjedhor brendapartiak, në të cilin proces ndodhen aktualisht Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), por edhe partneri i madh i koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Hidromorava

Të dy këto parti të mëdha parlamentare janë duke i zhvilluar zgjedhjet e brendshme, të cilat janë karakterizuar me pakënaqësi të ndryshme, madje edhe me përleshje fizike mes anëtarëve të disa degëve partiake, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Javë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur iniciativën për rrëzimin e Qeverisë në bashkërendim me drejtuesit e dy subjekteve tjera opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe Partinë Socialdemokrate, ndonëse kjo e fundit në disa raste e ka përkrahur qeverinë “Haradinaj” në Kuvend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.