UBT

Opozita zbutet me Qeveri teknike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Alternativa për tejkalimin e krizës politike në Kosovë. Për marrëveshjet me Serbinë propozohet moratorium.

Deputetët e bllokuar opozitarë janë të hapur për formimin e një kabineti qeveritar të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, nëse Qeveria aktuale nuk heq dorë nga Asociacioni dhe Demarkacioni

Përfaqësues të subjekteve politike opozitare janë të vendosur që edhe seanca e radhës, e caktuar për ditën e sotme 15 tetor, të pengohet në zhvillimin e rrjedhave normale të punës, si vazhdimësi e presionit mbi Qeverinë e Kosovës që të tërhiqet nga marrëveshjet e 25 gushtit me palën serbe.

Hidromorava

Sipas opozitarëve, më pastaj duhet të vazhdohet beteja politike në Parlament në kushte normale në mes të pozitës opozitës, me vazhdimin e adresimit të çështjeve të tjera të dështimit të kësaj Qeverie, sikur që janë: moszhvillimi ekonomik i vendit, krimi i organizuar dhe korrupsioni i shtrirë gjithandej nëpër institucionet e shtetit.

Garancitë e dhëna nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në takimin e fundit në Bruksel, se marrëveshjet e 25 gushtit, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të zbatohen pikë për pikë nga Qeveria e Kosovës, bënë që opozita të fokusohet në pamundësimin e realizimit të kësaj agjende të Qeverisë së Kosovës, me të gjitha format e pengimit të punës së saj, me përgatitjen edhe për variantin e fundit të kundërshtimit, protestat gjithëpërfshirëse popullore./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.