ARKATANA

Opozita : Viti 2014 më i rëndi dhe më degraduesi për Gjilanin që nga pas lufta

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-së duke folur për anët pozitive dhe negative të qeverisjes Haziri thotë për rajonipress se pozitive ka qenë organizimi i dy-tri aktiviteteve ndërsa suksese të shumta personale ka pasur kryetari i komunës Lutfi Haziri, por ato suksese të tij kanë qenë krejt në dëm të qeverisjes komunale dhe në dëm të qytetarëve të Gjilanit. E të gjitha këto suksese të kryetarit të komunës janë arritur në kurriz të institucioneve komunale dhe të qytetarëve, sepse ka qenë viti më i rëndë dhe më degradues për Gjilanin që nga vitet e pas luftës thotë Rashiti.

Riad Rashiti thotë se gjatë vitit 2014 në qeverisjen Haziri pozitive kishte në drejtim të finalizimit të disa projekteve të nisura nga qeverisja e kaluar, por jo të gjithave sepse kemi projektin më të rëndësishëm të qyteti të Gjilanit i cili tanimë është ndërprerë, ai i projektit të lumit Mirusha edhe pse Lutfi Haziri kishte premtuar se në muajin shtator do të përfundonte, raporton rajonipress.

Sipas tij qeverisja Haziri ka qenë pozitive edhe në organizimin e dy-tri aktiviteteve, panairi për ditët e mërgatës si dhe gala mbrëmja humanitare e cila nuk ka arritur të realizojë premtimet e bëra, mirëpo kanë qenë të qëllimit të mirë. Mbijetesën e institucioneve komunale e ka mundësuar Drejtoria e Shërbimeve Publike, Administratës dhe ajo e Bujqësisë, të tjetër sektorë kanë qenë larg nivelit të pritur dhe të dëshiruar.

Uji Dea

Ndërsa suksese të shumta personale ka pasur kryetari i komunës Lutfi Haziri, por ato suksese të tij kanë qenë krejt në dëm të qeverisjes komunale dhe në dëm të qytetarëve të Gjilanit. “Ai ka arritur të jetë shumë aktiv në skenën politike të Kosovës, të realizojë shumë vizita private dhe turistike nëpër shtete të ndryshme dhe të krijoj një opinion pozitiv për qeverisjen e tij komunale. E të gjitha këto suksese të kryetarit të komunës janë arritur në kurriz të institucioneve komunale dhe të qytetarëve, sepse ka qenë viti më i rëndë dhe më degradues për Gjilanin që nga vitet e pas luftës” thotë Rashiti.

Sipas Rashitit ky vit qeverisës në komunën e Gjilanit ka krijuar shumë efekte negative nga qeverisja tejet pasive, që ka ndikuar në uljen drastike të investimeve në aspektin e zhvillimit ekonomik lokal dhe rajonal, është prishur klima pozitive e cila ka qenë për investimet nga sektori privat dhe nga donatorë e investitorë të huaj, nuk ka pasur bashkëpunim me institucionet e qeverisë së Republikës së Kosovës, kështu duke humbur miliona euro buxhet për investime si pasojë e bllokadës së institucioneve të Kosovës, e që kishte ndikim jashtëzakonisht të madh edhe Lutfi Haziri në kuadër të LDK-së. Ku të gjitha këto kanë bërë që të kemi rritje të papunësisë, humbje të perspektivës duke sjellë deri te migrimi masiv i qytetarëve të Gjilanit.

Poashtu në aspektet mikro të qeverisjes komunale, qytetarët e Gjilanit janë përballur me shumë probleme të natyrave të ndryshme, në fushën e arsimit, ujin e papijshëm nëpër shumicën e shkollave të fshatrave, mos dezinsektimin e qytetit të Gjilanit, mos dezinfektimin e ambienteve shkollore, mos sigurimin me kohë të ngrohjes nëpër shkolla, mos mirëmbajtjen dimërore të rrugëve të komunës, uljen e nivelit të shërbimeve shëndetësore, keq menaxhimin dhe keqpërdorimet e shumta me buxhetin komunal përmes zyrës së Prokurimit, shpenzimi i mbi 1 milion eurove të buxhetit komunal përmes kompanive jashtë Gjilanit, projekte të realizuara pa procedura dhe pa mbikëqyrje profesionale, ndërtimet masive pa leje ndërtimore dhe në kundërshtim me planet rregulluese urbanistike, si dhe aspekte të tjera që e kanë rënduar jetën normale të qytetarëve të Gjilanit tha Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: