Opozita: Vështirë të krijohet FAK’u gjatë këtij mandati

Partitë opozitare vlerësojnë se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është vështirë të bëhet brenda këtij mandati legjislativ.
Anton Quni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se nëse respektohen të gjitha procedurat e nevojshme atëherë është pak e besueshme që krijimi i FAK-ut, të bëhet brenda këtij mandati legjislativ, raporton RTK.
E Rexhep Selimi ka kritikuar rëndë qeverinë për zvarritjen e kësaj çështje. Ai ka thënë për RTK-në, se ekziston rreziku që në ndryshimet kushtetuese të cilat nevojiten të bëhen për krijimin e FAK-ut, të futen edhe çështjet e tjera të cilat do të ishin plotësisht të papranueshme.
E kreu i ekzekutivit Hashim Thaçi, shprehet i bindur se Forcat e Armatosura të Kosovës do të krijohen brenda këtij mandati.
Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë pesë mijë ushtarë aktiv dhe tre mijë rezervë.