Eko Higjiena

Opozita: Vendi është kthyer në poligon të hajnisë e krimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Opozita e bashkuar ka mbajtur takimin mobilizues, ku u tha se nuk do të ndalen së protestuari deri në largimin e kësaj qeverisje e cila po ia gërryen themelet Kosovës. Sipas opozitës, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli janë treshja e krimit dhe korrupsionit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se Kosova po rrezikohet nga “Zajednica”,por po rrezikohet edhe nga shteti policor dhe diktatura e cila po e rrënon demokracinë.

“Tre njerëz po e kontrollojnë aparatin shtetëror dhe po e përdorin për interesa të veta. Ne jemi në rezistencë qe 7 muaj dhe do të vazhdojmë sepse nuk e pranojmë kurrë këtë regjim. Kjo politikë bërj duhet të shuhet nga institucionet dhe Kosova të mbetet e pavarur.

Largimi i tyre është i domosdoshëm. Kjo qeverisje po ia gërryen themelet Kosovës.

Ata po i mbrojnë interesat e Serbisë. Ky regjim po u hap rrugë mallrave të Serbisë. Hashimi, Isa e Kadria janë treshja e krimit dhe korrupsionit”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se të gjithë janë të zhgënjyer me situatën në vend, pa dallime partiake.

“Mënyra e vetme për luftimin e këtij regjimi është bas hkimi. Në opozita jena më të bashkuar se asnjëherë më parë që ta largojmë këtë qeveri, dhe do rrimë të bashkuar deri në arritjen e synimeve tona. Pozita po na teston sa jemi të vendosur, por ne jemi më të vendosur se asnjëherë, sepse nuk kemi atdhe rezervë, por e kemi Kosovën”, tha Limaj.

Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se këta njerëz e kanë kthyer Kosovën në vend të pasigurt, duke e bërë vendin poligon të hajnisë e krimit.

“E kanë lanë pa pagë, pa sigurim e pa të ardhura qytetarët. Kosova është edhe në veri, Trepça është Kosovë, Brezovica është Kosovë dhe do të mbeten përgjithmonë. Po duan me kthy Kosovën në marren e tyre. Për me i dal Zot vendit tonë, duhet me protestu me 26 mars”, tha ai.

Në këtë takim mobilizues është shfaqur edhe një dokumentar, ku janë paraqitur premtimet e pozitës, të cilat sipas tyre nuk janë realizuar./zeri/