Opozita vazhdon betejën me Qeverinë

Nuk ka paqe politike në Kosovë. Aktivistët mobilizohen për protestën e 14 majit
Koalicionit AAK-Nisma pritet t’i bashkohen në protestë edhe opozitarët e Lëvizjes “Vetëvendosje!”, siç thonë zyrtarët e dy partive
Situata e krijuar me mosmarrëveshjet brenda subjekteve politike opozitare rreth listës së përbashkët zgjedhore, që çuan në anulimin e protestës së paralajmëruar dhe të përgatitur për muajin e kaluar, që për disa javë ka krijuar përshtypjen e një atmosfere të shtensionuar në Kosovë, duket se ka qenë vetëm një lloj paqeje e përkohshme, në pritje të reflektimit eventual pozitiv të partive në koalicion karshi kërkesave të opozitës.
Pavarësisht çarjes së madhe që ka ndodhur në treshen opozitare VETËVENDOSJE!-AAK-Nisma, dhe lajmit për rekomandimin pozitiv për vizat, fronti i ri opozitar i dy subjekteve AAK&NISMA nuk ka hequr dorë nga protesta e tyre e caktuar për datën 14 maj.
Përfaqësues të dy subjekteve politike, që kanë vendosur të shkojnë në listë të përbashkët edhe në zgjedhjet e reja, AAK dhe NISMA, Ali Berisha dhe Enver Hoti, thanë se janë duke punuar në terren gjithandej nëpër Kosovë, me qytetar të të gjitha përkatësive politike dhe me anëtarësinë e degëve të tyre, për t’u shpjeguar edhe njëherë qytetarëve të vendit arsyen e daljes në protestë që, sipas tyre, duhet të rezultojë me vazhdimin e parandalimit të zbatimit të dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe./kosova sot/