Opozita ultimatum Qeverisë

/ 2 minuta lexim

Tri partitë opozitare i kanë dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që të japë dorëheqje deri më 17 shkurt, kur Kosova shënon 8-vjetorin e pavarësisë, ose në të kundërtën do të përballet me protesta gjithëpopullore. Këtë ultimatum e kanë konfirmuar krerët e tri subjekteve opozitare në një konferencë për medie të mbajtur para ndërtesës së Qeverisë.

Sipas tyre, 17 shkurti është data më e mirë për të çuar mesazhe se qytetarët e Kosovës tetë vjet pas pavarësisë janë të pakënaqur dhe atyre nuk u janë realizuar pritjet që i kanë pasur që nga pavarësimi i vendit.

RCCOLA

Por, caktimi i kësaj date për të protestuar është kritikuar nga përfaqësuesit e koalicionit qeverisës. Sipas tyre, nuk është korrekte të protestohet në ditë festash, pasi ata vlerësojnë se në këtë formë festat po bien në hijen e dhunës.

Kreu i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se protesta do të fillojë nga ora 14:00. “Kosova dhe qytetarët e saj nuk e meritojnë dhe nuk do të pranojnë që të qeverisen nga shkelësit e Kushtetutës./zeri/