UBT

Opozita: Thaçi s’është i duhuri për dialog me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputetja e partisë më të madhe opozitare, LDK, Lirije Kajtazi, ka deklaruar për “Zërin” se nuk pret rezultate nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të qasjes joserioze të palës serbe. “Duke e njohur Serbinë, presim pak nga dialogu”, ka thënë Kajtazi.

Ndërsa vendimin e Qeverisë së Kosovës që bisedimet me Serbinë t’i udhëheqë presidenti Hashim Thaçi Kajtazi e ka vlerësuar si të gabuar.

Ndërsa deputeti i partisë tjetër opozitare, LVV-së, Ismajl Kurteshi, thotë se pala kosovare nuk duhet të ngutet me këto bisedime.

“Mendoj që Kosova nuk ka nevojë të ngutet me platforma edhe për bisedime në përgjithësi, sepse këto bisedime i nevojiten Serbisë e cila po ecën drejt integrimit evropian, kurse ne nuk jemi as në agjendat evropiane”, ka thënë Kurteshi për “Zërin”.

Sipas Kurteshit, zgjidhja qëndron te krijimi i një platforme të re për dialog që do të mundësonte përfshirjen e gjithë spektrit politik në dialog.

Mobi Casa

“Kosovës i duhet një platformë e përgatitur mirë, e cila parasheh njohjen reciproke të të dyja vendeve dhe çfarëdo zgjidhje tjetër që ofrohet do të ishte e papranueshme. Pala kosovare duhet të përqendrohet në miratimin e kësaj platforme, e cila e përfaqëson spektrin politik kosovar, duke përfshirë edhe Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa udhëheqjen e bisedimeve nga presidenti i vendit, Kurteshi e sheh si veprim jo të duhur, pasi Thaçi nuk është personi adekuat për të dialoguar me Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Edhe Imer Mushkolaj, analist politik, vlerëson se faza finale e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës varet vetëm nga Brukseli, përderisa as ai nuk e mbështet udhëheqjen e dialogut nga Thaçi ngase thotë se presidenti nuk është negociator i shkathët.

“Duhet konsensus i plotë, jo imponim. Thaçi është treguar negociator i dobët dhe marrëveshjet e nënshkruara nga ai po dalin të jenë problematike”, ka thënë ai./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.