UBT

Opozita: Të shtunën nis rënia e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare besojnë se protesta e 9 janarit për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa” do të jetë protesta më e madhe në Kosovë që nga përfundimi i luftës, ndërsa demonstratat do të vazhdojnë deri në dorëzimin e kryeministrit.

Në anën tjetër përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës konsiderojnë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen për Asociacionin, opozitës i është rrënuar preteksti për të protestuar, ndërsa arsyeja është “verbëria pas pushtetit”.

ARKATANA

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se edhe në të kaluarën ka pasur mjaft shumë protesta politike në të cilat pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë e madhe. Ndërsa, në raste tjera, sipas tij, Qeveria ka manipuluar me qytetarët, prandaj protestat nuk kanë qenë shumë masive.

“Mendojmë që një nga arsyet për mospjesëmarrje të njerëzve në të kaluarën, është manipulimi i opinionit të tyre që është bërë nga Qeveria duke i trajtuar protestat si të pavlefshme dhe të panevojshme. Sidoqoftë, sot në Kosovë po ndryshon situata. Çdo herë e më shumë ka gatishmëri qytetare për protesta, dhe kjo u vërtetua edhe në manifestimet e organizuara nga opozita gjithandej Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.