ARKATANA

Opozita synon ta rrëzojë Qeverinë në pranverë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetët e opozitës po synojnë që në pranverën e ardhshme ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të mosbesimit. Ata po presin që fillimisht të përfundojë rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale dhe 100-ditëshi i këtij ekzekutivi dhe më pas të veprojnë drejt rrëzimit të saj, shkruan sot, gazeta Zeri.

Partitë opozitare janë zotuar sërish se do ta rrëzojnë Qeverinë e re, të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve opozitare (LDK e LVV) kanë thënë se do të punojnë intensivisht që kjo Qeveri të mos jetë jetëgjatë. Drejtuesit e LDK-së kanë deklaruar se pas 100 ditësh punë të Qeverisë aktuale do të bëhet vlerësimi dhe do të shihet për hapat e mëtutjeshëm, në mënyrë që nëse Qeveria nuk dorëzohet vetë, atëherë të rrëzohet me anë të mocionit të mosbesimit.

Me këtë rast edhe drejtuesit e LVV-së kanë bërë të ditur se do ta mbështesin një mocion të tillë në momentin kur ai iniciohet.

Uji Dea

Disa nga deputetët e opozitës, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, po planifikojnë që rrëzimi i Qeverisë të ndodhë në pranverën e ardhshme, pasi që deri në fund të këtij muaji derisa të përfundojë balotazhi, ndërsa përgatitjet për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të mosbesimit do të nisin në fillim të vitit tjetër.

Megjithëkëtë, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, pavarësisht se i kanë vetëm 61 vota në Kuvend, insistojnë se opozita nuk ka gjasa që ta rrëzojë Qeverinë meqë nuk i ka numrat e nevojshëm.

Nga ana tjetër njohësit e çështjeve politike, ndonëse kanë konsideruar se Qeveria e tanishme është tejet e brishtë, kanë thënë se ende është herët të flitet për mocion.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.