UBT

Opozita synon pushtetin me flamurin e antikorrupsionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aksioni opozitar, nga Kuvendi në rrugë e në sheshe.Partitë opozitare, të vendosura të denoncojnë keqqeverisjen

“Korrupsioni mund të luftohet nga qytetarët, por ky është një proces që kërkon kohë. Korrupsioni eliminohet vetëm me ardhjen në pushtet të një klase të pakorruptuar politike, të vendosur ta fitojë këtë betejë që është shumë e rëndësishme për vendin tonë”, tha deputeti Kurteshi

Mobi Casa

Pavarësisht që opozita e bashkuar parlamentare, ‘VETËVENDOSJE’, AAK dhe NISMA, ka vendosur që për një kohë ta bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës, ku e kanë mundësinë të shprehen publikisht dhe aty ta denoncojnë çdo veprim korruptues, qoftë të ekzekutivit apo edhe vetë ligjvënësve, të cilët janë vartës të partive politike në pushtet, përfaqësues të opozitës vlerësojnë se nuk do të mungojnë zëri denoncues dhe kritika për çfarëdo veprimi korruptues të Qeverisë dhe Kuvendit edhe në angazhimin e tyre jashtë Kuvendit të Kosovës.

Opozitarët zotohen se në tubimet e tyre publike- protesta me qytetarët dhe në komunikimet ë përditshme me media, do të jenë po aq kritikë sa në foltoren e Kuvendit për të denoncuar në çdo hap veprimi shkeljen e ligjit dhe veprimet e tjera kriminale të partnerëve të koalicionit qeverisës.”Kosova nuk mund të zhvillohet derisa në pushtet të jetë koalicioni i djathtë qeverisës, i cili, përveç orientimit programor, përbëhet nga politikanë të zhytur thellë në krimin e organizuar dhe në korrupsion. Nuk do të ketë sundim të ligjit në Kosovë nëpërmjet këtyre politikanëve. Sundimi i ligjit mund të vijë vetëm nëse qytetarët e Kosovës mobilizohen për ta ndërruar këtë pushtet me një qeveri që ka për synim interesin e përgjithshëm”, ka thënë deputeti Ismail Kurteshi nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.