FIDANISHTJA

Opozita s’ka qëndrim, Kuvendi vazhdon punën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka thënë se Kuvendi do ta vazhdojë punën për përmbushjen e agjendës legjislative, pavarësisht faktit se opozita po përpiqet që ta pengojë zhvillimin e seancave tash e gjashtë muaj. Sipas Veselit, nuk mund të shkohet në zgjedhje në këtë situatë, pasi ende nuk është i qartë qëndrimi i opozitës për Republikën e Kosovës. Sipas kryeparlamentarit, opozita duhet të ketë një qëndrim të saktë se a e duan bashkimin kombëtar, a e respektojnë flamurin e Kosovës, a e njohin Republikën, e të ngjashme.

Këto deklarata ai i ka dhënë në një konferencë për medie, lidhur me zhvillimet e së premtes në Kuvend.

FIDANISHTJA

“Siç e dini, tash e sa muaj në Kuvendin tonë jemi duke u ballafaquar me një situatë, e cila është e vështirë për ne deputetët e këtij Kuvendi, nga fyerjet e rënda deri në rrezikun e eskalimit fizik… Gjatë tërë kësaj kohe jemi munduar t’i ikim kësaj gjuhe dhe këtij eskalimi për hir të interesave të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë. Por, kolegët tanë opozitarë, siç u pa edhe sot, në mënyrën më të vrazhdë vepruan prapë me veprimet e tyre joligjore dhe jodemokratike”, ka deklaruar Veseli.

Kuvendi, sipas tij, do të vazhdojë punën derisa koalicioni qeverisës e kërkon një gjë të tillë. Veseli i ka pyetur opozitarët se a e njohin Republikën e Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.