Fundamenti

Opozita s’ka numra për seancë të jashtëzakonshme

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Për shkak të mungesës së numrave partitë opozitare nuk do të mund të thirrin seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.Këtë e ka dëshmuar edhe iniciative e Grupit parlamentar e AAK-së për të debatuar për çështjen e migrimit ilegal, e cila ka mbledhur gjithsejtë 35 nënshkrime.

Përderisa për një seancë të jashtëzakonshme kërkohen dyzet nënshkrime, partitë opozitare ende nuk i kanë numrat, shkruan ‘Epoka e re’.

Mobi Casa

Monitoruesi i punës së Kuvendit nga KDI-ja, Driton Selmanaj, ka thënë se mungesa e numrave do t’i krijojë telashe opozitës për ta luajtur rolin e saj gjatë kësaj legjislature. /Telegrafi/