UBT

Opozita s’e do Qeverinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Asnjë nga partitë opozitare nuk janë të interesuara ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj” edhe pas largimit të Listës Serbe nga koalicioni. Është rast i rrallë kur Qeveria nuk e ka shumicën në Parlament dhe opozita s’ka interes ta rrëzojë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Partitë opozitare kanë vendosur që të mos e kërkojnë rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” pa marrë parasysh faktin që kjo nuk e ka më shumicën në Kuvend, pasi që me largimin e Listës Serbe koalicioni qeverisës i ka vetëm 53 deputetë.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje dhe dorëheqjen e tij nuk e kanë ndërmend ta kërkojnë as partitë opozitare.

Deputetë të partisë më të madhe opozitare të Lidhjes Demokratike për Kosovën (LDK) kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se nuk do ta rrëzojnë Qeverinë, ndonëse kjo duhet vetë të largohet. Edhe deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” janë të vendosur për mosrrëzim të ekzekutivit të vendit. Po ashtu edhe Grupi i Deputetëve të Pavarur ka thënë se nuk do të kërkojë rrëzimin e saj dhe se nuk do ta pengojë atë në punë. Për më shumë, analistë të çështjeve politike vlerësojnë se derisa opozita nuk është e interesuar ta rrëzojë Qeverinë në këtë moment ideal pas largimit të Listës Serbe ekzekutivi i vendit do ta vazhdojë punën si zakonisht.

UBT

Qeveria: Do të vazhdojmë edhe pa Listën Serbe

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka deklaruar të martën se nuk e ka plan të japë dorëheqje, ndonëse partneri i koalicionit Lista Serbe kishte njoftuar largimin nga ekzekutivi pas arrestimit të Marko Gjuriqit nga Policia e Kosovës të hënën.

Sipas tij, Qeveria do të vazhdojë të punojë seriozisht. “Dorëheqje nuk e kam në plan të jap. Punën e kam në plan ta vazhdoj seriozisht. Ata që e përkrahin punën e Qeverisë i përkrahi, ata që shkojnë, hyjnë dhe dalin nuk kam ndonjë mendim tjetër për ta”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.