RCCOLA

Opozita s’e di datën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Partitë opozitare janë të vendosura që të mos i ndalin protestat deri në rrëzimin e Qeverisë dhe anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin, ndonëse thonë se ende nuk e dinë datën se kur do ta organizojnë protestën e radhës.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, edhe dje rikonfirmoi pozicionin e Qeverisë.

UBT

“Qeveria do të vazhdojë të punojë deri në vitin 2018”, ka thënë kryeministri Mustafa në homazhet që ka bërë tek varri i Enver Malokut, me rastin e 17-vjetorit të vrasjes së tij.

Ndërsa, zyrtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se protesta e 9 janarit ka dëshmuar se nuk do të ketë më kthim mbrapa.
“Protesta e 9 janarit ‘Për shtet me sovranitet, kundër Qeverisë antikushtetuese’ ishte protestë e fuqishme dhe masive. Qeveria ‘Mustafa-Thaçi-Lista Serbe’ duhet të largohet një orë e më parë”, thuhet në përgjigjen që kjo Lëvizje ia ka dërguar gazetës “Zëri”.