FITORJA

Opozita refuzon dialogun me Qeverinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri, Isa Mustafa, i ka ftuar kryetarët e tri subjekteve opozitare që të takohen më 7 dhjetor për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës parlamentare, por opozitarët e kanë refuzuar këtë ftesë, duke thënë se ajo është joserioze Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, edhe zyrtarisht ka ftuar të premten kryetarët e tri subjekteve opozitare Visar Ymerin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn që të takohen të hënën për të dialoguar për shqetësimet e opozitës rreth Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe asaj për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Megjithatë drejtuesit e opozitës e kanë refuzuar ftesën e kryeministrit, duke thënë se ajo është joserioze dhe se nuk kanë arsye për të dialoguar më përderisa nuk janë tërhequr marrëveshjet.

ARKATANA

Opozitarët kanë thënë se ata nuk po e kundërshtojnë tejkalimin e krizës por, sipas tyre, një takim i tillë çfarë e ka propozuar kryeministri është i thatë dhe pa ndonjë rezultat.

Kryeministri Mustafa në një konferencë për media bëri të ditur se ftesën ua ka dërguar tre liderëve opozitarë për një takim më 7 dhjetor, në orën 14:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Ftesën për një takim të përbashkët e ka marrë edhe zëvendëskryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.