FITORJA

Opozita: Qeveria duhet të jep dorëheqje

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Paritë opozitare vlerësuan të hënën se kryeministri, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi vazhdojnë të qeverisin edhe pse kanë shkelur Kushtetutën e vendit, ndonëse në kushte normale ata do të duhej të jepnin dorëheqje.Donika Kadaj Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se pas vendimit të Gjykatës, marrëveshjet nuk kanë legjitimitet.

Ajo tha se përkundër vendimit të Gjykatës, Qeveria ende po vazhdon të kontrabandojë të njëjtat marrëveshje.

Kadaj-Bujupi ftoi qytetarët që më 9 janar të dalin në protestë.

Fundamenti

Edhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën i bëri thirrje qytetarëve që më 9 janar në ora 14:00 të mblidhen para Bibliotekës kombëtare.

Ajo tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Mustafa dhe Thaçi do të duhej të jepnin dorëheqje.

Ndërkaq, Driton Çaushi nga Vetëvendosje tha se opozita pret që protesta të jetë masive. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.