ARKATANA

Opozita proteston, dështon seanca e sotme në Kuvend

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Vazhdimi i seancës plenare që ishte paraparë për t’u mbajtur sot, ka nisur vetëm me deputetët e pozitës, ndërsa u ndërpre pas pak minutash.

Opozita nuk ishte në sallë sepse Vetëvendosje në këtë mënyrë e kundërshtoi arrestimin e tre deputetëve të saj, ndërsa deputetët e LDK-së seancën e lëshuan në shenjë proteste për shkak se vazhdimi i seancës ishte caktuar pa pëlqimin e saj.

United Hospital

Pak minuta sa zgjati seanca pati disa pyetje që iu drejtuan kryeministrit Ramush Haradinaj, për çështje nga kompetencat e Qeverisë, por meqë në sallë nuk kishte numër të mjaftueshëm deputetësh për të marrë vendime të ligjshme, seanca u ndërpre dhe u paralajmërua që ajo të vazhdojë të mërkurën.

Të premten, para se të fillojë seanca, para objektit të Kuvendit u arrestuan tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu. Ndaj tyre kishte urdhërarrest për shkak të mungesës në seancën gjyqësore për rastin e gazit lotsjellës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.