GRANDEMALL

Opozita: Protesta e sotme, më masivja që nga paslufta

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Partitë opozitare kanë vlerësuar se protesta e cila do të mbahet sot, në ora 14:00 do të jetë më masivja që nga paslufta.Visar Ymeri, udhëheqës i lëvizjes Vetëvendosjes, ka thënë ditë më parë se qytetarët e Republikës nuk e ka ndërmend as ta tolerojnë një qeveri që rrezikon rendin kushtetues për t’ia krijuar Serbisë hapësirën për ndërhyrje politike dhe territoriale në Kosovë e as ta tolerojë faljen e tokave të Kosovës, një shteti të tretë, siç është rasti me Malin e Zi.

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se pushteti aktual është në panik, ndërsa populli është entuziast dhe i guximshëm dhe sipas tij, ndryshimet po vijnë pikërisht prej popullit.

Ai tha se protesta e nesërme do të jetë më masivja që nga përfundimi i luftës.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj një ditë më parë iu ka bërë thirrje grave të opozitës që të marrin pjesë në protestën e nesërme.

Fundamenti

”Ju duhet të merrni pjesë patjetër në këtë protestë duke marrë parasysh gjendjen e gruas në Kosovë” ka shtuar ai.

Ai garantoi se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore.

Edhe kryetari i NISMË-s, Fatmi Limaj, ka kërkuar që protesta të jetë paqësore.

“Do të protestohet për shtet me sovranitet dhe do të kërkohet dorëheqja e këtij koalicioni aktual qeverisës që refuzon të jep përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës, me nënshkrimin e marrëveshjeve që ka bërë”, ka thënë Limaj. /express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.