ARKATANA

Opozita: Protesta e 17 shkurtit, më masivja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Subjektet opozitare shprehen të bindura se protesta e 17 shkurtit kundër Qeverisë “Mustafa” dhe Marrëveshjes për Asociacionin si dhe asaj për Demarkacionin do të jetë edhe më masive sesa protesta e 9 janarit, e cila u konsiderua më e madhja e opozitës gjatë viteve të pasluftës në Kosovë.

Përfaqësuesit e opozitës thonë se blloku opozitar është duke zhvilluar takime me qytetarë për çdo ditë nëpër qytete dhe fshatra dhe se ka gatishmëri të lartë qytetare për të protestuar kundër Qeverisë të cilën ata e quajnë shkelëse të Kushtetutës.

FIDANISHTJA

Adonis Tahiri nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë se opozita e bashkuar po vazhdon me kundërshtimin e marrëveshjeve që ai i quan të dëmshme për Kosovën dhe me kundërshtimin e kësaj Qeverie, e cila, sipas tij, po cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Tahiri ka thënë për “Zërin” se opozitarët për çdo ditë po mbajnë tubime me qytetarë nëpër qytete e fshatra të Kosovës dhe se mobilizimi është shumë i madh dhe niveli i gatishmërisë së qytetarëve për të kundërshtuar këto procese dhe këtë Qeveri po rritet vazhdimisht. “Protesta e 9 janarit ishte sinjal i qartë për Qeverinë e Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.