GRANDEMALL

Opozita pranon ftesën e Presidentes, nuk premton zgjidhje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar para gazetarëve se VV është e gatshme të shkoj në takim me presidenten Atifete Jahjaga për situatën në vend.Ai ka thënë se në takim do të shkojnë tri partitë opozitare tek presidentja, madje Ymeri thotë se ky takim nuk do të thotë se do të lëshojnë pe nga qëndrimet e tyre

“Çka është e rëndësishme që në takimin e nesërm do të paraqitemi bashkë. Do të japim një mesazh të qartë që qëndrimet e pozitës së bashkuar janë qëndrime në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe nuk janë çështje kompromisi e as dialogu. Ne këtë situatë e kemi të definuar”, ka thënë Ymeri.

GRANDEMALL

Ymeri gjithashtu ka deklaruar se angazhimi i presidentes nëse është që t’i bind qeverinë për tërheqje nënshkrimit ndaj marrëveshjeve, ky takim do të jetë i frytshëm, në rast Presidentja tenton që ta bindë opozitën për zhbllokim të situatës, atherë nuk do të ketë asgjë të re nga ky takim, raporton Zëri.

“Çfarëdo takimi që mund të ndodhë është i njëllojtë. Takim që duhet tu thuhet të gjithë akterëve në këtë rast presidentes që kërkesat e opozitës së bashkuar janë të qarta. Në vend që të angazhohemi siç po thonë daljen nga kriza, ne këtë e kemi shumë të lehtë. Që kryeministri i Kosovës të tërhiqet nga marrëveshjet që ka nënshkruar me Serbinë për asociacionin dhe demarkacionin” ka thënë Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.