UBT

Opozita po synon pushtetin përmes destabilizimit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Qëllimi i partive opozitare në Kosovë është që të vijnë në pushtet përmes destabilizimit të situatës në vend, e cila strategji është shumë e dëmshme për vendin.

Kështu ka deklaruar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se një iniciativë e tillë nuk përkrahet as nga qytetarët e as nga ndërkombëtarët.

Sipas tij, pavarësisht një agjende të dominuar nga vendime të mëdha dhe bllokada që i është bërë Kuvendit, shumica e programit të Qeverisë është zbatuar në vitin e parë.

FIDANISHTJA

Ai ka shtuar se agjenda e ekzekutivit po ecën sipas parashikimeve dhe të gjitha premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore po jetësohen çdo ditë.

“Gjatë vitit të parë të qeverisjes janë bërë reforma rrënjësore në fushën e ekonomisë, gati janë trefishuar investimet e jashtme, kemi forcuar subjektivitetin ndërkombëtar duke u anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare dhe rajonale, kemi rritur investimet në bujqësi, kemi rritur 25% përkrahjen e asistencës sociale, rritjen e pensioneve”, ka thënë Abrashi.

Zëdhënësi i ekzekutivit në këtë intervistë ka folur për të arriturat kryesore të kësaj Qeverie në 12 muajt e parë të saj, ndërsa ngecjet kryesore, sipas tij, kanë qenë të natyrës politike për shkak të bllokimit të Kuvendit nga opozita./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.