Uji Dea

Opozita “pikë e pesë”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mospajtimet ndërmjet subjekteve opozitare kanë bërë që të anulohet protesta e paralajmëruar për sot kundër Qeverisë “Mustafa”. Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk mund të pajtohet me veprimet e “Vetëvendosjes”.

Tri subjektet opozitare e kanë anuluar protestën e paralajmëruar për të shtunën. Opozita fillimisht paralajmëroi për mbajtjen e një konference për media ku krerët opozitarë do të bënin thirrje për pjesëmarrje në protestën e së shtunës, por më pas u njoftua për anulim të kësaj konference.

Megjithatë, konferenca u mbajt, por në vend të thirrjes për pjesëmarrje drejtuesit e opozitës njoftuan për anulimin e protestës. Në anën tjetër, analistët politikë kanë vlerësuar se ky është një sinjal për përçarjen e opozitës. Ata madje nuk e përjashtojnë mundësinë që ndonjëra nga partitë e opozitës t’i bashkohet koalicionit qeverisës.

ARKATANA

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se pas konsultimeve mes tri subjekteve opozitare është vendosur që protesta të shtyhet për një datë të pacaktuar.

“Kapja e shtetit është thelluar, meqë problemet që vijnë nga marrëveshje të gabuara vetëm sa po e rëndojnë Kosovën, pra, në vend kemi Komisionin ndërkombëtar për shënimin e vijës së kufirit. Ne vendosëm t’i kundërshtojmë këto procese. Kemi marrë vendim që protestën e paralajmëruar për nesër ta shtymë për një datë tjetër, pra, shtyrja është pikërisht për shkak të seriozitetit të temave, mos të implikojmë as me data, as me festë por as me rrethana tjera që munden me qenë të ndjeshme në këtë rrethana në të cilat po i kalojmë”, ka bërë të ditur Haradinaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.