ARKATANA

Opozita, pesimiste që çështjet e mëdha zgjidhen në 2018-ën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri Haradinaj e nisi vitin 2018 duke premtuar që çështjet e mëdha si demarkacioni, liberalizimi i vizave, ushtria e dialogu, (të cilat për vite me radhë po kërkojnë epilog) do të gjejnë zgjidhje brenda këtij viti, shkruan Zëri.Info.

Përveç tij, edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (shefja e BE-së Frederica Mogherini dhe komisionari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hhan) kanë paralajmëruar që viti 2018 do të jetë vit kyç për shtetet e Ballkanit. Mirëpo opozita në vend, duke parë punën e deritanishme të qeverisë “Haradinaj”, nuk ka shfaqur optimizëm që këto çështje do të marrin epilog gjatë vitit 2018. Deputetë nga lëvizja “Vetëvendosje” thonë se Haradinaj u mundua të gjejë zgjidhje, por që nuk punoi mjaftueshëm. Andaj zgjidhja e këtyre çështjeve sipas tyre njëherë mbetet vetëm dëshirë.

Mobi Casa

Në anën tjetër, deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës thanë prerë për “Zërin” se qeveria “Haradinaj” nuk ka potencial që t’i shtyjë çështjet e mëdha përpara.

Ndërkohë edhe njohësit e çështjeve politike kanë thënë se zgjidhja e çështjeve që e preokupojnë Kosovën për gati një dekadë do të jetë e vështirë përgjatë vitit 2018. Kryeministri Haradinaj premtoi që çështjet e mëdha që janë premtuar për vite me radhë e që ende nuk kanë marrë epilog, siç janë demarkacioni, liberalizimi i vizave e ushtria, do të jenë prioritet për vitin 2018.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.