GRANDEMALL

Opozita përshkallëzon bllokimin me gaz, dënohet nga shumë anë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Opozitës i është dashur të përdorë gazin lotsjellës për ta vazhduar bllokimin e Kuvendit të Kosovës, të enjten, por ky përshkallëzim i situatës është dënuar nga shumë anë, duke i siguruar edhe një përkrahje ndërkombëtare shtesë koalicionit qeverisës, shkruan sot Koha Ditore.

Bllokada në Kuvendin e Kosovës gati sa nuk ka përshkallëzuar në përplasje kur brenda në sallë opozita ka hedhur gazë lotsjellës, për të pamundësuar vazhdimin e seancës. Seanca është ndërprerë sërish, por vetëm pasi koalicioni PDK-LDK ia ka dalë që nën presionin e filikaqave opozitare, vezëve dhe ujit që hidhej drejt tyre – t’i miratojë në parim gjashtë projektligje.

Opozita ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, se deshi të nxiste konflikt mes deputetëve, kur lejoi vazhdimin e seancës në ato rrethana. Por vetë Veseli ka akuzuar opozitën se tenton me çdo kusht të imponojë bllokimin me të vetmin synim marrjen e pushtetit.

Mobi Casa

Skenat kaotike të së enjtes në Kuvend janë dënuar nga presidentja, Qeveria dhe nga përfaqësitë diplomatike në Kosovë.

Lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore në detaje për: Prej qetësisë së mëngjesit, deri në gazin lotsjellës të mesditës; Opozita arsyeton veten, thotë se “nuk do të kursejë asnjë mjet”; Pozita: Opozita nuk e ka hallin te marrëveshjet, por e do pushtetin me forcë. Lexoni po ashtu për: Opozita zbulon muralet e Kuvendit; SHBA: Armët nuk kanë vend në Parlament; O’Connell: Jam i tmerruar; Presidentja dhe Qeveria dënojnë dhunën; KMLDNJ: Seanca e Kuvendit në kushte të jashtëzakonshme!; Kuvendi mblidhet sërish javën tjetër, kërkohet forcimi i masave të kontrollit.

http://koha.net/?id=27&l=78574

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.