Fundamenti

Opozita përkrah idenë e Jahjagës për demarkacionin

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Ideja e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, për themelimin e një komisioni me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do ta shqyrtonin Marrëveshjen për Demarkacionin, mbështetet edhe nga subjektet opozitare.

Megjithatë, ata thonë paraprakisht se Qeveria duhet të heqë dorë nga marrëveshja aktuale dhe ta shkarkojë Komisionin, që udhëhiqet nga Murat Meha. Në anën tjetër, analistët politikë në vend thonë se pas vlerësimit pozitiv që ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit për Marrëveshjen e 26 gushtit, çështja e demarkacionit duhet të konsiderohet e mbyllur nga ana e Kosovës.

GRANDEMALL

Departamenti për Informim në Zyrën e Presidentes i pyetur nga “Zëri” ka pohuar se presidentja Jahjaga ka propozuar themelimin e një komisioni ad hoc me ekspertë të huaj, që do të bëjnë vlerësimin e këtij procesi.

Ndërsa, e para e vendit në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës ka thënë se mënyra e vetme institucionale dhe kredibile për t’i adresuar pasaktësitë eventuale në procesin e demarkacionit është formimi i një komisioni me ekspertë të huaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.