Opozita, ‘penallti’ Thaçit

Mosmiratimi i rezolutës së opozitës në Kuvend i ka hapur rrugë presidentit Hashim Thaçi që të vazhdojë ta proklamojë idenë e tij për korrigjim të kufijve me Serbinë. Analistët politikë vlerësojnë se i pari i shtetit po shpreson ta marrë edhe lejen nga Gjykata Kushtetuese në mënyrë që ta anashkalojë plotësisht Parlamentin për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit i është hapur rruga që ta proklamojë edhe më tutje idenë e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë, sidomos pas dështimit të enjten në Kuvend të rezolutës së iniciuar nga opozita, e cila po që se do të miratohej do t’ia ndalonte të parit të vendit ta paraqiste një ide të tillë.
Kanë qenë shtatë ose tetë deputetë të opozitës, të LDK-së dhe të Vetëvendosjes, të cilët nuk kanë marrë pjesë në votim për rezolutën në fjalë, duke u arsyetuar me udhëtime jashtë vendit ose me termine për viza në ambasadat e Bashkimit Evropian në vend, shkruan Gazeta “Zëri”.
Por, analistët politikë në vend vlerësojnë se pas këtij dështimi në Kuvend Thaçi po pret përgjigje edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nga e cila ka kërkuar përgjigje nëse mund të arrijë marrëveshje ndërkombëtare në emër të Kosovës, atëherë, siç thonë ata, do t’i krijohej mundësia për anashkalimin e plotë të Kuvendit të Kosovës