Eko Higjiena

Opozita paralajmëron protesta për “Trepçën”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partitë opozitare kanë shprehur bindjen se kjo pikë është krijuar nga Qeveria e Kosovës për komunat e Veriut, të cilat përmes saj do të pyeteshin në të ardhmen për “Trepçën”. Madje ato kanë akuzuar se kjo është një marrëveshje në mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, për shitjen e “Trepçës”.

Neni 3, më saktësisht pika 11.3 e Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike ka bërë që deputetët e Kuvendit të Kosovës të debatojnë për më shumë se gjashtë orë, të premten, në seancë plenare.

Kjo pikë e projektligjit parasheh që komunat të kenë rol vendimmarrës për ndërmarrjet publike. Megjithatë, ajo është kontestuar si nga opozita, ashtu edhe nga pozita, dhe është kërkuar që të modifikohet ose të hiqet tërësisht në lexim të dytë, shkruan sot Koha Ditore.

FIDANISHTJA

Partitë opozitare kanë shprehur bindjen se kjo pikë është krijuar nga Qeveria e Kosovës për komunat e Veriut, të cilat përmes saj do të pyeteshin në të ardhmen për “Trepçën”. Madje ato kanë akuzuar se kjo është një marrëveshje në mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, për shitjen e “Trepçës”.

Opozita ka kërkuar që të hiqet tërësisht kjo pikë. Rreth çështjes së “Trepçës” janë paralajmëruar edhe protesta.

Me gjithë kundërshtimet, Projektligji është miratuar në parim, me 48 vota për dhe 22 vota kundër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.